Luna Clinic

Klinikë Mjekësore & Dermoestetike

Misioni Ynë

Të ofrojmë kujdes shëndetësor profesional dhe të personalizuar, ku diagnoza e saktë, parandalimi dhe bashkëpunimi mes specialistëve janë baza e çdo trajtimi. Punojmë me besimin se pacienti meriton kohë, qartësi dhe vazhdimësi, jo thjesht një recetë.

15+

Staf Mjekësor

5+ Vite

Lider në Treg

Vizioni Ynë

Të jemi pikë referimi për kujdesin shëndetësor multidisiplinar në Shqipëri, duke ndërtuar një model klinike ku ekspertiza mjekësore, teknologjia dhe trajtimi njerëzor i pacientit funksionojnë si një i tërë.

Shërbimet Tona

Radiologji

Grafi Digitale
Mamografi
Ekografi Per Te Rritur Dhe Femije
Interpretim Skaner Dhe Rezonance
TruCut Biopsi
Citologji

Ortopedi

Diagnostike Dhe Trajtim I Skoliozave Feminore
Diagnostike Dhe Trajtim I Frakturave
Trajtim I Dhimbjeve Artikulare
Terapi Intraartikulare Per Trajtimin E Inflamacionit
Rehabilitim Ortopedik

Mikrokirurgji

Ndërhyrje mikrokirurgjikale me precision të lartë, të kryera me teknika dhe instrumente të specializuara për trajtimin e lezioneve të vogla të lëkurës, indeve të buta dhe rasteve që kërkojnë saktësi maksimale me dëmtim minimal të indeve përreth.

Dermoestetikë

Trajtime estetike jo-kirurgjikale për lëkurën e fytyrës dhe trupit, që mbledhin kujdesin dermatologjik me procedura estetike, të orientuara nga shëndeti i lëkurës dhe rezultate natyrale.

ORL (Otorinolaringologji)

Audiometri Test që mat saktësisht aftësinë dëgjimore dhe identifikon shkallën dhe llojin e humbjes së dëgjimit.

Konsultë ORL Vlerësim klinik për patologjitë e veshit, hundës dhe fytit, nga infeksionet e shpeshta deri te problemet kronike të frymëmarrjes ose dëgjimit.

Pneumologji

Spirometri Matje e funksionit të mushkërive për diagnostikimin e astmës, COPD-së dhe sëmundjeve të tjera respiratore.

Konsultë pneumologjike Vlerësim i specializuar për simptoma si kollë e zgjatur, gulçim, infeksione të përsëritura ose çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit.

Gjinekologji

- Eko transvaginale. Ekzaminim i detajuar i mitrës dhe ovarëve, që ofron qartësi më të lartë se eko-ja klasike abdominale.
- Eko morfologjike. Ekzaminim i hollësishëm i fetusit gjatë shtatzënisë për të vlerësuar zhvillimin dhe morfologjinë e organeve.
- Trajtim HiFu Vaginal
- Trajtimi çrregullimeve hormonale femerore

Kardiologji

Ekografi Kardiake
Prove Ushtrimore Efforti (Stres Test)
Holter Tensioni
Holter Ritmi
Trajtim I Dislipidemive
Trajtim I HTA

Laborator

- Analiza biokime
- Hormonale
- Mikrobiologjike
- Diagnostike histopatologjike
- Diagnostike e sakte ne kohe reale me saktesi maksimale

Endokrinologji

Diagnozë dhe ndjekje për tiroidën, diabetin, çrregullimet hormonale dhe metabolike.

Diagnostikim dhe trajtim i çrregullimeve hormonale, përfshirë sëmundjet e tiroides, diabetin, problemet metabolike dhe çrregullimet e sistemit endokrin.

Dietologji Klinike

Vlerësim i gjendjes ushqimore dhe hartim i planeve ushqimore të personalizuara për menaxhimin e peshës dhe sëmundjeve të ndryshme. Ofron këshillim profesional për diabetin, çrregullimet metabolike, sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësimin e stilit të jetesës.

Urologji

Trajtimi i hipertrofisë së prostatës Diagnostikim dhe menaxhim i zmadhimit beninj të prostatës, me trajtim mjekësor ose referim për ndërhyrje sipas rastit.
Çregullime të urinimit Vlerësim dhe trajtim i simptomave si urinim i shpeshtë, urgjent, i dhimbshëm ose i papërmbajtshëm.
Trajtimi i çrregullimeve seksuale tek meshkujt.
Uroflow.

Eko & Diagnostikë me Imazh

Eko doppler e anësive Vlerësim i qarkullimit të gjakut në venat dhe arteriet e këmbëve apo krahëve, për zbulimin e trombozave, varikozeve dhe çrregullimeve të qarkullimit.

Eko tiroide Studim i strukturës së gjëndrës tiroide për të identifikuar noduzet, cistat ose ndryshimet që mund të kërkojnë ndjekje.

Nefrologji

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të veshkave, hipertensionit arterial dhe çrregullimeve të sistemit urinar. Ofron vlerësim të funksionit renal, ndjekje të pacientëve me sëmundje kronike të veshkave dhe këshillim për parandalimin e komplikacioneve.

Mjeku i Punës

Luna Clinic ofron një shërbim të plotë dhe të strukturuar të Mjekut të Punës, i krijuar për të ndihmuar bizneset dhe institucionet të jenë në përputhje me legjislacionin, duke garantuar njëkohësisht kujdes profesional për punonjësit.

Check-up Sportiv

Vlerësim i plotë shëndetësor për sportistë dhe persona aktivë fizikisht, për të monitoruar gjendjen e përgjithshme dhe performancën sportive. Përfshin ekzaminime dhe analiza për identifikimin e faktorëve të rrezikut, parandalimin e dëmtimeve dhe optimizimin e aktivitetit fizik.

LUNA CLINIC

“Aty ku kujdesi për shëndetin, ofrohet me cilësi absolute.”

Jemi Këtu Për Ju

Rruga Riza Çuka, pranë Spitalit Ushtarak, Tiranë, Shqipëri.

Celular +355 69 554 3505

E Hënë – E Premte: 07:30 – 19:30

E Shtunë: 07:30 – 12:30

Email: lunaclinic22@gmail.com

Instagram: lunaclinic.al

Pse Luna Clinic?

Mjekë Specialistë

Ekip mjekësor i kualifikuar

Teknologji Moderne

Pajisje diagnostikuese të avancuara

Kujdes i Personalizuar

Trajtim i përshtatur për çdo pacient

Besim & Përkushtim

Mbi 50,000 pacientë të kënaqur

Kujdesi për shëndetin tuaj fillon sot

Rezervoni vizitën tuaj sot dhe merrni kujdesin profesional që meritoni.

Rezervo Vizitën